Di Maria i pari në listë për ti zënë vendin Neymar kundër Realit

Di Maria i pari në listë për ti zënë vendin Neymar

Menaxheri i PSG, Unai Emery  shpreson që Neymar të jetë në dispozicion të tij për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampioneve të Paris Saint-Germain kundër Real Madrid më 6 mars, por babai i lojtarit ka thënë se braziliani e ka të pamundur të kthehet para ndeshjes.

Në këtë rast, Emery duhet të fillojë të shqyrtojë mundësitë alternative, siç është Angel Di Maria, i cili është i pari në listë për ti zënë vendin Neymar.

Që nga fillimi i vitit 2018 ,Di Maria ka qenë lojtari më i mirë i PSG-së dhe ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 15 në 30 ndeshje, një rikthim mbresëlënës duke pasur parasysh se ai nuk është lojtar startues.

Në 12 paraqitjet e tij të fundit ai ka shënuar 10 gola, duke përfshirë një hat-trick kundër Sochaux në kupë.

 Argjentinasi e di se çfarë do të thotë të luash kundër gjigandëve Europian , duke qenë se ylli i Ligue 1 shënoi 2 herë në fitoren 4-0 kundër Barcelonës gjatë sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve.

Ishte e çudithsme fakti që Di Maria nuk luajti asnjë minutë të vetme në Estadio Santiago Bernabeu gjatë ndeshjes së parë, por tani mund të marrë një shans të papritur për të treguar se çfarë mund të bëjë kundër klubit të tij të mëparshëm.

EMISIONET