Dhunonte gruan dhe mbante armë pa leje, arrestohet 47 vjeçari në Kurbin

Dhunonte gruan dhe mbante armë pa leje, arrestohet 47 vjeçari

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale në familje në Kurbin.

Një 47 vjeçar është arrestuar pasi ushtronte dhunë ndaj gruas së tij dhe mbante armë pa leje.

''Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 47 vjeç, banues në Kurbin. Policia e Kurbinit, pas marrjes së njoftimit se ky shtetas ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes në banesë, ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës. Shtetasi A. P., kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, është larguar menjëherë nga banesa, por pas kontrolleve të shumta dhe rrethimit të zonës, pas disa orësh u vetëdorëzua te shërbimet e Policisë'', njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit A. P., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje".

EMISIONET