Dhunimi i “Francesk Radit”, Rozana Radi: Çfarë ju bëri busti i një artisti?

Dhunimi  i “Francesk Radit”, Rozana Radi: Çfarë ju

Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar pas dhunimit të bustit të artistit të madh shqiptar, Francesk Radit nga dy adoleshentë.

Rozana në një postim në Instagram u kërkoi autoriteteve të vënë para drejtësisë dy djemtë.

Ajo shprehu keqardhje për brezin e ri që po rritet në Shqipëri.

Rozana Radi: “Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshentë dhunojnë bustin e kantautorit Francesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris nesër fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. 

E kam parë që në orët e para të paradites këtë video dhe ende jam në pritje që “Policia do ti identifikojë autorët” të cilët do të vihen përpara përgjegjësisë! Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri. Do isha shume kurioze ti njihja nga afër këta dy adoleshente e ti pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti i cili i dha aq shumë muzikë Shqipërisë. 

Në moshën tuaj Franko pas shkolle merrte këtë kitare që ju po përpiqeni t’ja hiqni nga duart dhe këndonte. E internuan, e larguan nga nëna, nga babai, nga motrat, nga vëllezërit por kitarën nuk ja hoqën dot. Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështy e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim, të vajzës, të djalit të bashkëshortes por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë. A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë gjest familjaret tuaj? A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë.....

Në Shqipërinë tonë vërtet mungojnë shume gjëra, por një gjë e kemi të sigurt (më mirë një seks i sigurt se një fëmijë i tillë).

I lutem autoriteteve të ndjekin rastin dhe ti vënë para përgjegjësisë të dy këta palaço të cilët na e bëjnë pis artin, kulturën dhe rininë shqiptare!

Sot është dhunuar një vlerë publike. Nesër një tjetër e një tjetër...  Ju lutem të gjithëve ta marrin këtë foto të turpshme e ta postojnë me hashtagun #mambroartistin"



 




 

View this post on Instagram

 








Eshte bere virale sot nje video, ku dy adoleshente dhunojne bustin e kantautorit Francesk Radi. Perveç lidhjes familjare, sot dua te flas si qytetare e ketij vendi ne te cilin dua te rris neser femijet e mi. Dua te flas si nje dashamirese e muzikes. E kam pare qe ne oren e para te paradites kete video dhe ende jam ne pritje qe “Policia do ti identifikoje autoret “ te cilet do te vihen perpara pergjegjesise! Keqardhje e madhe per kete brez qe po rritet ne Shqiperi. Do isha shume kurioze ti njihja nga afer keta dy adoleshente e ti pyesja se cfare ju beri busti I nje artisti I cili i dha as shume muzike Shqiperise. Ne moshen tuaj Franko pas shkolle merrte kete kitarre qe ju po perpiqeni tja hiqni nga duart dhe kendonte. E interrnuan e larguan nga nena nga babai nga motrat nga vellezerit por kitarren nuk ja hoqen dot. Nuk di ne cilen fytyre tju peshty e tju tregoj gjithe zemerimin tim te vajzes te djalit te bashkeshortes por me shume te spektatorit qe Franko i dha gjithe rinine . A I keni bere pyetjen vetes nese I keni lumturuar me kete xhest familjaret tuaj?A jane krenare per ate qe ata perfaqesojne..... Ne Shqiperine tone vertet mungojne shume gjera, por nje gje e kemi te sigurte ( me mire nje seks i sigurte se nje femi i tille ) I lutem autoriteteve te ndjekin rastin dhe ti vene para pergjegjesise te dy keta palaço te cilet na e bejne pis artin kulturen dhe rinine shqipetare! Sot eshte dhunuar nje vlere publike.Neser nje tjeter e nje tjeter...... Ju lutem te gjitheve ta marrin kete foto te turpshme e ta postojne me hashtagun #mambroartistin Flm @olticurri @joqalbania per pasqyrimin e ngjarjes!

A post shared by  Rozana Radi (@rozana_radi) on



EMISIONET