Dezinfektantët dhe maskat rrisin problemet në lëkurë, mjekët: Përdorni ujë

Dezinfektantët dhe maskat rrisin problemet në lëkurë,

Mjekët dermatologë apelojnë për përdorimin e ujit si mjeti më i mirë për parandalimin e koronavirusit, por dhe të mbrojtjes së lëkurës.  Për shkak dhe të tejzgjatjes së periudhës së pandemisë, është vënë re dhe një rritje e personave që kërkojnë ndihmën e dermatologut.

Periudha e gjatë e pandemisë ka sjellë dhe një fluks të shtuar të pacientëve që kërkojnë ndihmën e dermatologut.

Shpesh shkak është bërë irritimi i lëkurës për shkak të dezinfektantëve. Mjekia Erjona Shehu këshillon që kujdesi të tregohet jo vetëm për parandalimin e virusit.

Shehu: I pari fare është që çoi alarmin ishte xheli dezinfektant me pasojat e veta në lëkurën tonë. Të mos harrojmë, ku kemi mundësi të përdorim ujin dhe sapunin, duhet t'i përdorim.

Irritime të lëkurës gjithashtu janë shfaqur edhe pas përdorimit të maskave.

Shehu: Përveç faktit që na shfaqej aknia nga maskat, kishim edhe aknen që erdhi si pasojë e ndryshimit të jetesës që filloi gjatë periudhës së karantinës. 

Sezoni i plazhit ka sjellë edhe rastet e para të djegies nga dielli. Por fatmirësisht, ndryshe nga vitet e tjera nuk ka pasur shqetësime në lëkurë për shkak të cilësisë së ujit.

Shehu: Në fakt ne kemi pasur raste të djegieve nga ekspozimi i zgjatur dhe i pambrojtur në diell. Nuk kemi pasur ende infeksioneve bakteriale.

Apeli i mjekëve është konsultimi me dermatologët për çdo rast kur lëkura shfaq irritime, ndërsa thonë se kujdes të shtuar duhet të ketë për ruajtjen e higjenës.

EMISIONET