Devoll: 150 euro për të shkuar në BE, pranga 2 personave që trafikonin klandestinë

Devoll: 150 euro për të shkuar në BE, pranga 2 personave që

Policia e Devollit ka goditur një veprimtari kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Korçë-Bilisht pasi u kapën duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm me premtimin se do t'i dërgonin drejt vendeve të BE-së për shumën 150 euro.

Të arrestuarit janë shtetasit:

• K. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”).

• R. D., 37 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë në Maqedoni, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”).

''Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”, me një mjet fuoristradë tip “BMW”, me drejtues shtetasin R. D., duke transportuar 2 shtetas të huaj ( emigrantë të paligjshëm), të cilëve kundrejt fitimit prej 150 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së'', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".


EMISIONET