Detajet/ "Mamba e zezë", ja rekordet dhe pse ishte i veçantë Kobe Bryant

Detajet/ "Mamba e zezë", ja rekordet dhe pse ishte i

Shumë të rijë u inspiruan nga Kobe Bryant për tu bërë basketbollistë. 

"Memba e zezë" siç kishte edhe nofkën e tij u mundua që gjatë të gjithë ciklit të tij jetësor të ishte mbi të gjitha një njeri shembullor.  Kobe Bryant lindi në 23 gusht të 1978-ës ku luajti për plot 20 vite me skuadrën e Los Angeles Lakers. Bryant vendosi edhe rekorde të jashtëzakonshme që nuk do të vdesin kurrë në memorien e fansave të tij dhe jo vetëm.

Gjatë karrierës së tij të lavdishme, Bryant është bërë 18 herë pjesë e skuadrës All Star, 15 herë pjesë e All-NBA Team dhe 12 herë pjesë e pjesë e All-Defensive Team, ndërsa në vitin 2008 u shpall The Most Valuable Player (MVP) në NBA. Ai është i katërti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve të NBA.

Arriti të shënoi 81 pikë kundër Toronto Raptors në 2006, e dyta më e lartë e lojërave të vetme në historinë e NBA. Ai gjithashtu fitoi një Oscar për filmin më të mirë të animuar të shkurtër në 2018 për Dear Basketball, një film pesë-minutësh i bazuar në një letër dashurie për sportin që kishte shkruar në 2015.

Bryant u akuzua për sulm seksual në 2003 nga një grua 19-vjeçare që punonte në një sheshpushim në Kolorado. Ai mohoi akuzën, duke thënë se ata të dy kishin marrëdhënie seksuale konsensuale. Çështja u rrëzua pasi akuzuesi nuk pranoi të dëshmojë në gjykatë. Ai më vonë kërkoi falje, duke thënë se e pranoi që "ajo nuk e shikon këtë incident në të njëjtën mënyrë si unë".

Kobe Bryant i dha lamtumirën sportit të tij të preferuar në verën e 2016-ës, ndërsa ai do të mbahet mend gjatë nga fansat e basketbollit, si njëri prej sportistëve më spektakolarë më të vlerësuar dhe prej vitesh ndër sportistët më të paguar në botë.

Vdiq në një aksident ajror pasi helikopteri i tij privat u rrëzua duke bërë që të vdisnin bashkë me të edhe 8 persona të tjerë përfshirë edhe vajzën e tij Gianna, 13 vjeçare.

EMISIONET