“Dështim spektakolar në mbylljen e bixhozit, lloton tani e ka çdo familje në shtëpi”

“Dështim spektakolar në mbylljen e bixhozit, lloton tani e ka

Aksionin e qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit, ish-kryeministri Sali Berisha referuar mesazhit të qytetares dixhitale e ka quajtur të dështuar.

Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e qytetares, e cila tregon teknikën e re që përdorin pronarët e llotove, për të vijuar me biznesin e tyre.

Qytetarja thekson se fitimi tashmë është më i madh për këto subjekte, ndërsa lloto gjendet në çdo shtëpi dhe jo më poshtë pallatit.  

Postimi i plotë: 

Deshtim spektakolar ne mbylljen e bixhozit!

Lloton tani e ka çdo familje ne shtepi. Krim!

Lexoni denoncimin e qytetares dixhitale. sb

Une qe po ju shkruaj jam nje qytetare e Beratit dhe doja te paraqisja shqetesimin tim ne lidhje me kete aksionin e famshem te mbylljes se lojrave te fatit te kesaj qeverie te korruptuar. Mare shkas nga vetja por edhe shume familje te tjera qe kan pasoja jo nga mbyllja e pikave te llotos por nga shtimi i tyre ne menyre te moderuar. Ne cdo ish lloto por edhe neper vende te tjera mund te aksesohesh fare kollaj per te vendosur lloto ne faqe interneti qe te akseson pronari i llotos. Thjesht i jep nje shume lekesh edhe me pas ai ti kalon ne nje adres te cilen ta hap vet dhe aty luan sipas qejfit. Dua te shtoje se pronaret e llotove po gezojn per "mbylljen" e tyre pasi me kete forem te re iu jan shtuar interesat me 18 % pasi nuk paguajn me detyrimin ne shtet. E pra tani lloton e ka cdo familje ne shtepi jo më posht pallatit. Po iu tregoj edhe disa foto te menyres se si funksionon.

EMISIONET