"Dërgimi i astronautëve në Mars është budallallëk"

"Dërgimi i astronautëve në Mars është

Një nga personat e parë që orbitoi Hënën është shprehur për BBC se planifikimi për dërgimin e misioneve njerëzore në Mars është budallallëk.

Astronauti Bill Anders tha se dërgimi i ekipeve në Mars ishte "pothuajse qesharak". Nasa po planifikon të dërgojë misionet e reja njerëzore në Hënë, dëshiron të mësojë aftësitë dhe zhvillojë teknologjinë për të mundësuar një ulje të ardhshme njerëzore në Mars.

85-vjeçari u shpreh se është mbështetës i madh i programeve pa pilot, kryesisht për shkak se janë shumë më të lira.

Por shton: "Çfarë na shtyn të shkojmë në Mars? Mendoj se njerëzit nuk janë të interesuar."

Ndërkohë sondat robotike ende po eksplorojnë Marsin. Muajin e kaluar, sonda InSight, që do eksplorojë brendësinë e planetit, u prek me sukses në Elysium Planitia.

EMISIONET