Demalia: Shembja e teatrit, prova nëse ndërkombëtarët e kanë seriozisht për reformën në drejtësi

Demalia: Shembja e teatrit, prova nëse ndërkombëtarët e

Në një intervistë për Ora News, analistin dhe publicisti Ilir Demalia, tha se me shembjen e Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama ka kryer krimin e fundit karshi trashëgimisë kulturore dhe historike të Tiranës.

Ilir Demalia: ''Megjithëse u shemb teatri, nuk u shemb skena e cila po luan kjo aleancë për mbrojtjen e teatrit, për një ndërgjegjësim qytetar dhe që ndezi një qiri shprese për të ndryshuar gjendjen e rrethit vicioz të pashpresë ku e futur politika shqiptare në 30 vjet Shqipërinë. Edi Rama me shembjen e Teatrit Kombëtar, kreu krimin e fundit karshi trashëgimisë kulturore dhe historike të Tiranës. Edi Rama dhe e gjithë kasta e tiij me Erion Veliajn dhe Minsitrin e Brendshëm duhet të duhet të japin llogari para drejtësisë.''

Sipas tij, shembja e Teatrit Kombëtar është prova që do e tregojë nëse ndërkombëtarët e kanë seriozisht me reformën në drejtësi.

Iir Demalia: ''Artistët nuk duhet të ndalen. Duhet rezistencë qytetare të përgjithshme që nuk nuk mund ta shembi as një lloj regjimi policore, as i leshit dhe as i leshave të qeverisë së rilindjes. Ndërkombëtarët duhet të jenë të përgjegjshëm. Ndërkombëtarët nëse e kanë seriozisht me reformën në drejtësi, duhet SPAK dhe të gjithë ata që kanë investuar për SPAKUN për një kohë të gjatë, duhet të japin provën se e kanë seriozisht. Ata nuk duhet të kenë dhe standard të dyfishtë, ndryshe sillen në vendet e tyre dhe ndryshe sillen me Shqipërinë. Nëse për Europën Shqipëria ka mbetur një kamje eksperimentale, atëherë shqiptarët kanë gjithë të drejtën tu thonë ndërkombëtarëve shporruni. Nëse kjo është seriozisht, SPAK-u duhet të marrë urgjentisht si të pandehur kryeministrin Edi Rama, kryenashkiakun Erion Veliaj dhe Minsitrin e Brendshëm Sandër Lleshajn sepse ka shkelje flagrante të ligjeve në fuqi. Kur shteti shkel ligjet e vetë shtetit që drejton, ka marrë fund shteti i së drejtës.''

EMISIONET