I ftuar në Ora News, gazetari Ilir Demalia u shpreh se Shqipëria ka shkallën më të lartë të emigracionit në Ballkan, ndërkohë që sipas tij qeveria thotë se është 10 herë më mirë se Gjermania.

Ndërsa referuar pasurisë së trupës së drejtësisë ai i tha se ambasadorja Yuri Kim mjafton që të marrë një ekip dhe të verifikojë pasurinë e trupës gjyqësore.

Demalia: Po të shohësh emigrimin e njerëzve nga Ballkani është katastrofë. Shqipëria e ka 44%, e dyta trojet shqiptare, Kosova 32%, ndërsa Maqedonia e Veriut 12%, Serbia 6% dhe Mali i Zi 6%. S’ka nevojë të krahasohemi me botën. Se ishte një ministër i PS-së që tha se jemi 10 herë më mirë se Gjemania. Këto janë errur nga vjedhjet.

Gjithë trupa e drejtësisë nga i bënë këto pasuri se me rroga shteti kanë qenë? Këtu po të ketë drejtësi, se edhe ambasadorja Kim, që pretendon se po bën një gjë serioze, nuk ka nevojë për shumë gjë, por të marrë një ekip dhe të verifikojë pasurinë e këtyre, shtëpia dhe pallatet se si i kane bërë. Këto kanë, jo vetëm shtëpi plazhi e në mal, që në fakt janë pallate. 

/Ora News.tv/