Delegacioni Evropian ka kthyer përgjigje, pas mbulimit mediatik në lidhje me financimi nga BE të Bylisit.

Në përgjigje shpjegohet pse BE është përfshirë, si do të menaxhohet programi dhe cili është programi i ardhëm për  Bylisin.

BE sqaron se ndërhyrja është bërë me kërkesën e ministrisë së Kulturës në vitin 2018.

Po ashtu theksohet se, BE-ja bashkëpunon me Shqipërinë në kuadër të Instrumentit Financiar për Para-Anëtarësimit.

Programi prej 6 milionë Eurosh përqendrohet në promovimin e sitit të Bylisit si një destinacion turistik dhe përfshin punime konservimi dhe restaurimi, përmirësime të infrastrukturës, si dhe zhvillim të potencialeve të zhvillimit ekonomik të sitit.

BE-ja sqaron se nuk është përfshirë në përgatitjen, hartimin apo ri-hartimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore të miratuar në vitin 2018.

Përgjigjia e Plotë:

Pse është përfshirë Bashkimi Evropian në Bylis?

Pas një kërkese të parë të ministres së Kulturës në mars 2018 dhe konsultimeve të mëtejshme me Delegacionin e BE-së gjatë vitit 2018, ministrja shqiptare e Kulturës, më 20 dhjetor 2018, kërkoi zyrtarisht që BE-ja të sigurojë ndihmë financiare për të ndërhyrë në Bylis, përmes Programit “BE për Zhvillim Ekonomik - Zhvillimi Ekonomik Vendor i udhëhequr nga Turizmi, me fokus Trashëgiminë Kulturore”.

Qeveria shqiptare konsideroi se Delegacioni i BE-së kishte siguruar "mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare" dhe se Bylisi përfaqësonte një vend ideal për ta vazhduar një bashkëpunim të tillë, për shkak të rëndësisë së tij kulturore dhe potencialit të turizmit.

Cili është roli i autoriteteve shqiptare në hartimin e programeve të BE-së?

BE-ja bashkëpunon me Shqipërinë në kuadër të Instrumentit Financiar për Para-Anëtarësimit (IPA). Një parim i rëndësishëm është që Shqipëria propozon zyrtarisht ide për projekte dhe programe të reja. BE-ja dhe autoritetet shqiptare, në partneritet, i zhvillojnë pastaj idetë në projekte dhe programe të plota. Institucionet shqiptare janë të përfshira në vendimmarrje në secilën fazë të procesit.

Si ilustrim i këtij parimi, projekti për rehabilitimin e Kompleksit të Manastirit të Apolonisë u zbatua nga BE-ja me kërkesë të autoriteteve shqiptare, nën mbikëqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Agjencisë për Shërbime Arkeologjike, për të siguruar përputhjen e plotë me përparësitë e Shqipërisë dhe me kërkesat e ligjit.

Cili është programi i ardhshëm i BE-së për Bylisin?

Programi prej 6 milionë Eurosh përqendrohet në promovimin e sitit të Bylisit si një destinacion turistik. Projekti përfshin punime konservimi dhe restaurimi, përmirësime të infrastrukturës, si dhe zhvillim të potencialeve të zhvillimit ekonomik të sitit.

Bisedimet dhe përgatitjet për këtë projekt janë në vazhdim. Data indikativee parashikuare nisjes është fillimi i vitit 2021, me një kohëzgjatje prej 3 deri në 4 vjet.

Projekti nuk përfshin menaxhimin aktual të parkut arkeologjik të Bylisit, i cili është përgjegjësi vetëme institucioneve kompetente shqiptare. Projektet e përfunduara të BE-së u janë dorëzuar institucioneve shqiptare, kurrë ndërmarrjeve private apo fondacioneve. Në rastin e Bylisit, kjo do të thotë që institucionet shqiptare do të jenë përgjegjësepër të zgjedhur sesi ta menaxhojnë sitin, sipas ligjeve në fuqi.

Si do të menaxhohet programi i BE-së për Bylisin? 

BE-ja e zbaton programin ose drejtpërdrejt përmes stafit të vet ose përmes "organizatave të besuara". Për Bylisin, Qeveria e Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian ranë dakord që të zhvilloheshin negociatame Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) për të zbatuar programin. BERZH u zgjodh për këtë negociatë pasi është përzgjedhur si një "organizatë e besuar" nga BE-ja dhe po administronte ndërkaq një program më të madh të turizmit dhe trashëgimisë kulturore, në mënyrë që të sigurohej përputhshmëri midis dy ndërhyrjeve.

"Organizatat e besuara" janë organizata ndërkombëtare apo të Shteteve Anëtare të BE-së, rregullat e të cilave në lidhje me prokurimin, kontabilitetin, sistemet e kontrollit të brendshëm dhe auditimin e pavarur janë vlerësuar nga BE-ja si ekuivalente me rregullat dhe procedurat e BE-së. Këto kritere kufizojnë llojin e organizatave me të cilat BE-ja mund të punojë me një projekt të tillë si Bylisi. Asnjë institucion në Shqipëri nuk kualifikohet aktualisht si "organizatë e besuar".

"Organizatat e besuara" koordinojnë dhe menaxhojnë programet dhe projektet me një ekip të përzier ekspertësh ndërkombëtarë dhe shqiptarë, si dhe me pjesëmarrjen e organizatave dhe institucioneve përkatëse shqiptare.

Delegacioni i BE-së nuk ka punuar kurrë në vendet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri pa ekspertë shqiptarë.

Si i përdor një program i BE-së si ai për Bylisin materialet intelektuale para-ekzistuese në lidhje me sitin?

Kushtet e kontratave midis BE-së dhe kontraktuesve dhe partnerëve zbatues përfshijnë respektimin e të gjitha ligjeve shqiptarenë fuqi nga kontraktori, përfshirë ato që rregullojnë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat e autorit.

A është përfshirë BE-ja në rishikimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore?

BE-ja nuk është përfshirë në përgatitjen, hartimin apo ri-hartimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore të miratuar në vitin 2018.

/Ora News.tv/