Dekret pro atdheut dhe kundër monizmit dhe percarjes kombetare!!

Dekret pro atdheut dhe kundër monizmit dhe percarjes kombetare!!

Dekreti për shtyrjen e zgjedhjeve ishte refuzimi kushtetues dhe pa kthim i monizmit rilindas.

Një monizëm me krimin e organizuar në themel të tij, monizëm bazuar në zhdukjen e zgjedhjeve konkurruese,te lira dhe të ndershme,monizëm me një infrastrukture imoraliteti qe zhbën gjithçka që një shoqëri demokratike ka në themel.

Monizmi rilindas ku thjesht votohet por nuk ka zgjedhje, ku batutat vulgare zëvendesojnë programet dhe llogaridhënien,ku ligji është në favor të rilindjes dhe kundër qytetarëve, ku skandali qindra milionë euro është shumë më i parëndësishëm se sa mur shtëpie i riparuar pa leje e gjithë kjo është ndaluar në sajë të dekretit patriotik të presidentit.

Dekreti ishte përgjigja më e forte kundër përçarjes kombëtare.

Nga njëra anë është një popull i terë që refuzon rreptë monizmin ndërsa nga ana tjetër është një grusht njerëzish që kanë zaptuar zyrat e qeverise në emër të një pakice që kërkon të gjallojë dhe vegjetoje duke ushqyer përçarjen kombëtare.

Përçarja kombëtare është realisht i vetmi projekt i Edi Rames.

Vënia e shqiptareve kundër njëri- tjetrit ne vend te bashkimit te tyre,loja propagandistike e rilindjes me gjoja dhune imagjinare ne vend te zgjidhjes politike,stigmatizimi provokativ e vulgar i nje mase gjigande njerezish, qe protestojne per lirine e votes e te konkurimit te ndershem jane elemente te qarte te strategjise se percarjes kombetare ne emer te mbajtjes se pushtetit te kriminalizuar,por edhe ne emer te forcave me te errta antishqiptare brenda e jashtë vendit.

Shqiptaret jane te bashkuar,jane dhe do te jene perjetesisht te papajtueshem me pushtetin grabitqar dhe vjedhes te parave publike,me pushtetin qe ju imponon kriminelet si drejtues te shtetit.

Kryeministri dhe qeverisja e rilindjes me projektin e percarjes kombetare te cilin synoi ta eksportonte edhe ne Kosove ka demtuar si askush ne keto 100 vitet e fundit Shqiperine.

Dekreti ishte pikerisht asgjesimi i projektit te monizmit dhe percarjes kombetare rilindase.

Ishte dhe do te mbetet shume gjate ne memorje si Dekreti me patriotik dhe pro atdhe i firmosur ndonje here.

EMISIONET