Deklarata e Palmer, Vuçiç: Fuqitë e mëdha kërkojnë humbjen e Serbisë

Deklarata e Palmer, Vuçiç: Fuqitë e mëdha

Përfaqësuesi Special i ShBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i pyetur lidhur me mundësinë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, tha se këtë gjë e vendosin Prishtina dhe Beogradi. Ndërsa Palmer theksoi se ShBA kërkon njohjen reciproke me dy vendeve, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç komentoi pikërisht komentin nëse mund të kryhet shkëmbimi i territoreve. Sipas tij, Serbia nuk ka çfarë të diskutojë më për këtë temë. Ai shtoi se sa herë fuqitë e mëdha futen në mes, ato punojnë kundër Serbisë.

Vuçiç: Unë e kam thënë gjithmonë këtë, por kam frikë se nuk ka asgjë për të cilën mund të flasim tani. Sa herë që ka fuqi të mëdha, veçanërisht fuqi të mëdha perëndimore, të gjithë kërkojnë humbjen e Serbisë. Detyra jonë është të rezistojmë ndaj kësaj.

Ideja për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës u hodh disa vite më parë. Por, ky skenar hasi në kundërshti të mëdha të faktorit politik shqiptar dhe atij ndërkombëtar. Kjo ide tashmë ka rënë, të cilën e konfirmoi të mërkurën edhe ambasadori Richard Grenell. Ai e quajti “Fake Neës” lajmin se SHBA e mbështet këtë skenar.

EMISIONET