Debat për vaksinën e turbekulozit në studion e "360grade"

Debat për vaksinën e turbekulozit në studion e

Debat për vaksinën e turbekulozit ka shkaktuar debate në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora.

Shpëtim Nazarko ka hedhur hipotezën se në vendet e ish-kampit komunist kanë më pak raste të prekura, por ai është kundërshtuar nga Taulant Muka dhe Ermelinda Ceco, të cilët kanë mbrojtur idenë se kjo vjen nga testimet e pakta.

Nazarko: Unë fola për vaksinën kundër turbekulozit, mos i ngatërroni gjërat, se pastaj më duket sikur kam një zonjë në klasë të parë.

Muka: Nuk qëndron ajo se edhe në Gjermani...

Nazarko: Nuk e kam shpikur unë atë se edhe në Gjermaninë Lindore ka 3 herë më pak të prekur se në Gjermaninë Perëndimore.

Muka: Si shkencëtar që jam mund të them se këtë gjë se nga...

Nazarko: Bota ka shumë shkencëtarë, çfarë do të thotë kjo, shkencëtar ti, shkencëtar ajo? Kjo s’ka asnjë kuptim.  

Muka: Një nga ekspertizat e mia është studimi i cilësisë në fushës e mjekësisë. Sot ka një numër të madh studimesh që dalin në lidhje me Covid-in, por që kanë probleme të mëdha metodologjike. Çdokush mund të hedhë hipoteza, por jo domosdoshmërisht janë të replikueshme. Në lidhje me Gjermaninë ka hipoteza, por nuk janë...

Nazarko: Në Gjermaninë Lindore ka 3 herë më pak të prekur se në Gjermaninë Perëndimore. Do të jap një fakt tjetër, të gjitha vendet e kampit komunist, ti ke më pak të prekur. Kjo është një hipotezë që sëmundja është te vendet e industrializuara.

Muka: E dini se sa teste bëjnë këto zona? Po të marrësh Ballkanin del në këtë konkluzion, por kjo vjen për shkak të numrit të ulët të testeve që bëhen.

Ceco: Pse mendoni që ndodh kjo?


EMISIONET