De Telegraaf: Shqetësues shkarkimi i Hajdarmajtat, mos ekstradimi i Xhafajt

De Telegraaf: Shqetësues shkarkimi i Hajdarmajtat, mos ekstradimi i Xhafajt

Vizita e delegacionit të Holandës në Shqipëri është pasqyruar edhe në shtypin vendas. 

E përditshmja më e madhe holandeze, De Telegraaf, ka pasqyruar skepticizmin e klasës politike të Amsterdamit sa i përket nisjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. 

Sipas De Telegraaf, delegacioni holandez është i shqetësuar me zhvillimet më të fundit nga Shqipëria. E përditshmja e cilëson shkarkimin e prokurorit Besim Hajdarmataj dhe mos-ekstradimin e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj si burime shqetësimi madhor për Holandën. 

Megjithatë, e përditshmja konkludon se vizita e delegacionit ka qenë e dobishme, pasi pyetjet që janë shtruar, kanë vendosur Shqipërinë në pozita pune.

EMISIONET