David Beckham përballet me gjykatën

David Beckham përballet me gjykatën

David Beckham  mund të përballet me gjykatën pasi kamerat e sigurisë e kapën duke përdorur telefonin ndërsa drejtonte makinën.

43-vjeçari raportohet se po bënte një telefonatë teksa po i jepte makinës dhe një person që e pa e raportoi në polici.

Incidenti mendohet se ndodhi në qendër të Londrës dhe rasti do ti paraqitet gjykatës Bromley Magistrates më 19 mars.

Ish-ylli i futbollit ka mundësinë për ta kundërshtuar akuzën në një seancë publike ose ta pranojë shkeljen e supozuar.

Nëse shpallet fajtor, babait të katër fëmijëve mund ti hiqen 6 pikë në patentë dhe mund të marrë një gjobë prek 2000 paund.

EMISIONET