I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, mjeku Erion Dasho tha se respektimi i karantinës është detyrë e mjekëve dhe jo e policisë.

Dasho: Policia ka detyra të tjera, por kjo është detyrë e mjekëve. Sot ka mënyra se kontrolli i respektimit të karantinës të kryhet pa qenë nevoja që t’i drejtohemi masave ligjore. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të Evropës dhe të dhënat e pacientit janë të shenjta e nuk mund të jepen emrat e pacientëve. Dhënia e emrit futet te skandalet. 


/Ora News.tv/