Para disa ditësh këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, lajmëroi se po punonte fort për të krijuar disa produkte. Të gjitha fitimet e këtyre produkteve do shkonin për njerëzit e prekur nga tërmeti.

Ditën e djeshme ajo ka zbuluar se është marrë me dizajnin e disa bluzave ku në pjesën e pasme qëndron emri i këngëtares dhe më poshtë një rreth me fjalët: “Pray for Albania (Lutuni për Shqipërinë).

Bluza shitet me çmimin 45 dollarë.


/Ora News.tv/