Covid-19 shtyn martesën e mjekëve në Australi

Covid-19 shtyn martesën e mjekëve në Australi

Dy mjekë australianë kanë shtyrë për herë të dytë martesën e tyre për të luftuar koronavirusin në vijën e parë, duke përcjellë mesazhin për të qendruar në shtëpi. Të përkushtuar si specialistë në menaxhimin e urgjencës, zgjedhja e tyre diktohej nga profesioni dhe domosdoshmëria.

Dy mjekë të një spitali rajonal në Australinë Perëndimore kanë shtyrë martesën e tyre për të luftuar Coronavirusin në vijën e parë. Max Allin dhe Greta Geninson kishin menduar të zhvillonin ceremoninë e dasmës, por e gjetën veten duke punuar. 

Të rinjtë postuan në Instagram një foto të bukur në të cilën puthen dhe mbajnë mbajnë një shënim ku shkruhet: “Sot duhet të ishim martuar, por përkundrazi shkuam të punojmë për ju. Prandaj qëndroni në shtëpi për ne ".

Të përkushtuar ndaj punës së tyre dhe pacientëve që ata ndihmojnë çdo ditë, mjekëve të Spitalit “Royal North Shore” u është dashur të heqin dorë nga ëndrra e tyre e dashurisë edhe një herë. Si specialistë në menaxhimin e urgjencës, zgjedhja e tyre diktohej nga profesioni dhe domosdoshmëria. Kjo është hera e dytë që çifti shtyn ceremoninë, ndërsa më herët ishin detyruar të ndryshonin planet për shkak të zjarreve që shkatërruan Australinë.




EMISIONET