Covid-19 rikthehet në Lezhë, infektohet 57-vjeçarja me probleme respiratore

Covid-19 rikthehet në Lezhë, infektohet 57-vjeçarja me probleme

Pas më shumë se dy muajsh, rikthehet sërish Covid-19 në Lezhë.

Nje paciente 57-vjeçare e shtruar para disa ditësh në spitalin Rajonal të Lezhës me probleme respiratore, ka rezultuar pozitive me Covid-19 pas testit që i është bërë.

Ende nuk dihet se nga mund ta ketë marrë virusin, ndërsa gjurmimi i personave të kontaktit edhe në radhët e personelit mjekësor që i kanë shërbyer.

Kjo vatër e re konsiderohet disi problematike, pasi djali i pacientes punon si shpërndarës picash në qytet.

Sot ishte dita me numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 36 raste të reja duke e çuar në 1,299 numrin total të të infektuarve.

EMISIONET