Vazhdojnë shifrat e larta të të infektuarve në vend, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 31 raste të reja me Covid-19.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë raste kontaktesh të rasteve të mëparshme.

Po ashtu, shënohet edhe një viktimë.

Një 71-vjeçar ka humbur jetën nga Covid-19 te Infektivi ku ishte prej më shumë se dy javësh i shtruar.

Testimet - Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 300 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.

Rastet e reja - Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.

Të shëruar - Gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid19. Janë shëruar 33 qytetarë.

Të vdekur - Një pacient nuk e ka fituar dot betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh.

Në spital - Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.

Raste aktive - Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e rregullave dhe për të mos e ulur vigjilencën në asnjë moment.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (12 Qershor 2020)

Testime totale                          19862

Raste pozitive                             1416

Raste të shëruara                      1034

Raste Aktive                                 346

Humbje jete                                   36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive:

Tiranë                        199

Shkodër                      45

Krujë                           32

Kamëz                        23

Durrës                       15

Pukë                           7

Lushnje                      6

Vlorë                          6

Elbasan                      3

Mat                            2

Tropojë                      2

Korçë                         1

Librazhd                    1

Mallakastër               1

Lezhë                        1

Berat                         1

Ura Vajgurore           1



/Ora News.tv/