Covid-19 në Maqedoninë e Veriut: 7 viktima dhe 165 raste të reja në 24 orë

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut: 7 viktima dhe 165 raste të reja

Thellohet bilanci prej Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Në 24 orët e fundit u shënuan edhe 7 viktima, disa prej të cilëve kishin dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri total i viktimave ka shkuar në 328.

Në 1,454 testime të kryera po në 24 orë, u konfirmuan 165 raste të reja pozitive.

Ndërkohë janë regjistruar 128 persona të shëruar dhe në total 2,876 pacientë e kanë fituar betejën me sëmundjen.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë 3,586 raste aktive me Covid-19.

EMISIONET