Presidenti francez Emanuel Makron ka kërcënuar Britaninë se nëse kjo e fundit nuk merr masa të ashpra ndaj koronavirusit atëhere Franca do mbyllë kufirin, shkruan inews.co.uk.

Britania është vendi i cili ka marrë më pak masa nga fuqitë e mëdhaja të prekura nga koronavirusi. 

Fillimisht Johnson nuk mori asnjë masë ndërkohë më vonë mori disa masa si mbyllja e lokaleve apo restoranteve si dhe anulimi i eventeve dhe aktiviteteve sportive.

Deri më tani në Britani janë shënuar 281 viktima dhe 5,683 të infektuar, ndërsa në Francë 674 viktima dhe 16,018 të infektuar.

Një zyrtar nga Pallati Elysee i tha gazetës franceze Liberation: “Ne duhej ta kërcënonim qartë atë që ta bënte të merrte fund”.


/Ora News.tv/