Pavarësisht se zhgënjeu këtë sezon me Realin, drejtuesit e klubit spanjoll janë gati t’i japin besim maksimal sulmuesit serb Luka Joviç.

Sipas medias sportive spanjolle AS, kriza financiare e shkaktuar nga koronavirusi i ka stepur shumë klube nga investimet e mëdha në merkato pasi kanë pësuar humbje të mëdha financiare. 

Për rrjedhojë, Reali mund të heqë dorë nga tentativa për të blerë sulmuesin e PSG-së Kilian Mbape dhe t’i besojë ish-sulmuesit të Eintrahtit të Frankfurtit Luka Joviç.

22-vjeçari është kritikuar ashpër për formën  e dobët këtë sezon, ndërsa në vendlindje rrezikon të dënohet me burg pasi shkeli urdhrat e qeverisë për gjendjen e emergjencës anti-Covid-19.

/Ora News.tv/