Coronavirusi alarmon Serie A, ja çfarë ndodh nëse një lojtarë infektohet

Coronavirusi alarmon Serie A, ja çfarë ndodh nëse një

Pëerhapja e Coronavirusit dhe numri i lartë i personave të vdekur në shtetin Italian ka alarmuar autoritetet në vendin përtej Adriatikut.

E gjendur në këto kushte qeveria italiane vendosi nëpërmjet një dekreti që të gjithë manifestacionet sportive të zhvillohen pa praninë e publikut deri më datën 3 prill. Po ashtu mediat raportojnë se Seria A është në rrezik, pasi aktorët kryesorë të Ligës kanë vendosur që të ndërpresin fare kampionatin, nëse një lojtar do të rezultojë pozitiv me virusin që në jo pak raste ka pasur pasoja fatale.

UEFA ka ngritur një komitet emergjence për të menaxhuar situatën e shkaktuar nga Coronavirusi, ndërsa nuk përjashtohet edhe një shtyrje e Kampionatit Europian.

EMISIONET