Çmenduria e të pasurve! Shihni si trajtohet luani në një nga vendet më të ftohta të botës

Një luan i ri i "blerë" nga një biznesmen i pasur, vuan nga kequshqyerja, ndërsa putrat e tij janë shtrembëruar.

Macja e madhe e quajtur Simba, u mbaj në oborrin e një shtëpie gjysmë të ndërtuar në një nga rajonet më të ftohta të botës, ndërsa mjedisi natyral i tij është në Afrikën e nxehtë.

Luani 14-muajsh ishte "braktisur" nga pronari në Rusi, i cili kishte shkuar jashtë vendit, thonë raportet.

Tani kafsha që po vdes nga uria është marrë nën kujdes nga një shoqatë për qentë e humbur.

Luani jetonte në fshatin Smolenschina pranë qytetit të akullt siberian të Irkutskut.

Vyacheslav Savin, i cili e shpëtoi grabitqarin, tha: 'Ai ishte aq i lodhur saqë mezi qëndronte ... Ai po vdes.

Së shpejti do të ketë ngrica deri në minus 20 ° C - dhe ai do të ngordhte menjëherë. Kjo është arsyeja pse ne duhej ta largonim nga këtu".



EMISIONET