Champions League/ Man City përmbys Realin, Lyon "tërbon" Juventusin

Champions League/ Man City përmbys Realin, Lyon "tërbon"

Mbrëmja e sotme ka rezervuar rezultate befasuese në kompeticionin Uefa Champions League. 

Kështu Manchestser City ka treguar maturi duke përmbysur disavnatzhin dhe mund Real Madridin në "Santiago Bernabeu". Pas një pjese të parë pa gola, madrilenët e Zinedine Zidane kalojnë në epërsi me Iscon në mionutën e 61. City nuk u demoralizua pas këtij momenti përkundrazi arriti të shënoi dy gola brenda 5 minutave. 

Fillimisht barazoi Gabriel Jesus dhe më pas një penallti e kthyer në gol nga De Bruyne vendosi heshtjen në "Santaigo Bernabeu. Në minutën e 90 Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq. Në takimin tjetër Lyoni ka befasuar Juventusin në shtëpi duke i mundur kampionët italian me rezultatin minimal 1-0. 

Për këtë sfidë mjaftoi një gol i shënuar në minutën e 31. Houssem Aouar me një asisti perfekt gjeti Lucas Tousart, i cili e dërgoi topin në rrjetë.

EMISIONET