Çfarë është aflatoksina?

Çfarë është aflatoksina?

Ditët e fundit është folur shumë për një substanë të rrezikshme për shëndetin e cila quhet aflatoksina.

Emisioni investigativ "Boom", ka  trajtuar rastet e prezencës së kësaj substance helmuese në produktet ushqimore,  kryesisht tek qumwshti dhe nënproduktet e tij.

Por, çfarë është në të vërtetë aflatoksina?

Aelita Mani, eksperte e sigurisë ushqimore sqaron:  "Aflaktoksina, që nga vetë përbërja e emrit është një toksinë e përbërë nga myku që rritet tek drithrat: misri, gruri; tek arroret: arrat, pistaku, qiqrat..

Aflatoksina prezente në qumësht, në nënproduktet e qumshtit apo edhe në drithrat që janë për konsum njerëzor dhe për arroret, kur bëhet akumulative është përgjegjëse për kancerët në mëlçi, prish funksionin e veshkave, domethënë ka dëme njerëzore."

Aflaktoksina shkakton:

1. helmime akute ose kronike

2. kancer të mëlçisë

3. çrregullime metabolike

4. çregullime kronike të imunitetit

5. efekte helmuese

6. dhimbje barku

7. të vjella

8. hemoragji të brendshme

9. vështirësi në frymëmarrje

10. dëmtime të sistemit nervor

11. gjendje komatoze ose vdekje të sëmurit



EMISIONET