Ceka: Ndryshimet në Kodin Penal nuk do të zbatohen, masat e qeverisë janë ekstreme

Ceka: Ndryshimet në Kodin Penal nuk do të zbatohen, masat e

I ftuar në Ora News, ish ministri i Brendshëm, Neritan Ceka u shpreh se ka ardhur që vendi të hapet, sidomos zonat e pa prekura nga Covid-19.

Ceka shtoi se ndryshimet në kodin Penal janë ndryshime të përkohshme pasi nuk do të zbatohen, si dhe, sipas Cekës, masat e ndërmarra të qeverisë janë ekstreme.

Neritan Ceka: Ajo që pësoi më shumë Shqipëria në këtë periudhë, ishte informaliteti. Një pjesë e mirë është e punësuar në mënyrë informale dhe në këtë periudhë ata janë gjendur të papunë dhe kanë hasur vështirësi. 

Mendoj se ka ardhur koha për tu hapur, sidomos zonat që nuk janë prekur. Mendoj që vetë shifrat, japin mundësi që të ketë një hapje më të shpejtë të ekonomisë. 

Duhet të ketë një heqje të gjobave dhe të bëhet një amnisti fiskale jo për ata që kanë grumbulluar para jashtë Shqipërisë, por për ata që janë gjobitur. Përsa u përket ndryshimeve në Kodin Penal, ato janë të përkohshme dhe nuk do të zbatohen. Do të ketë ngurrim qofte nga policia per ti ndjekur dhe prokuroria për ti paraqitur dhe gjykata per ti zbatuar. 

Nese janë të pazbatueshme pse duhej të bëhej ndryshimi?

"Mendoj se eshte pjesë e propagandës së panevojshme për këtë kohë. Masat që janë parashikuar janë ekstreme dhe janë dhunë, në kufijtë e Kushtetutës prandaj kuptoj dhe Presidentit që ka miratuar edhe për të dhënë një shenjë të vullnetit të mirë, por në raste të tjera nuk do t’i miratonte. E vetmja masë që unë mendoj se duhej të hynte ne Kodin Penal është ai që është i sëmurë dhe e di sërish e përhap sëmundjen.  

EMISIONET