Arkeologu, Neritan Ceka, lëshoi akuza të forta se po përgatitet vjedhja e Bylisit.

I ftuar në Rtv Ora, Ceka tha se në këtë projekt janë të implikuar Instituti i Monumenteve dhe delegacioni i BE në Tiranë që prej tre vitesh kanë nisur punën për të ndryshuar ligjin për Monumentet e Kulturës që u jep mundësi fondacioneve për ti administruar.

Ceka: Më shqetëson që para Sgarbit ka shkuar drejtori i Koperacionit Italian dhe këtë e ka publikuar i njëjti site. Kjo lidhet me një pregatitje për ta vjedhur Bylisin, jo emrin. Instituti i Monumenteve ka tre vjet që në bashkëpunim me delegacionin europian të Sorecës dhe një specialiste që pretendon se vjen nga PD po përgatiten të ndryshojnë ligjin. Delegacioni i BE ka ndërhyrë te ligji për Monumentet e Kulturës për të futur një nen që u jep mundësi fondacioneve për të administruar. Kanë ngritur një fondacion Emilia Romana.E dimë kush është. Ky fondacion është përgatitur për të marrë këto 6 milion. Kanë kompaninë italiane, Ministrinë e Kulturës, delegacionin e Sorecës. Ky  ose është naiv.Në strehën e tij kanë bërë gjithë këtë marifet për të sjellë 6 milion euro në Bylis, kanë përjashtuar specialistë shqiptarë. Kjo zonja e PD është kryesorja. Ky projekt është shkatërrimtar, bëhet nga njerëz që nuk e njohin Bylisin.Do të kesh një libër që Bylisi është grek.

Edhe pse kanë punuar 40 vjet dhe investuar mbi 10 mln euro, specialistë shqipatarë janë përjashtuar nga ky projekt. Për Cekën, kjo çështje është thjesht biznes dhe se e kupton shumë mirë edhe Britaninë e Madhe që u shkëput nga kjo BE.

Ceka: Këtë nen e ka bërë zyra e Sorecës në bashkëpunim me Koperacionin Italian, i kemi provat. Nëse duan të bëjnë diçka të marrin Lezhën, kemi punuar por jemi në fillim. Ta marrë një fondacion dhe të punojë por jo atë që kemi bërë gati. Kemi punuar 40 vjet në Bylis, hemi harxhuar mbi 10 milion euro. Nuk më mbetet qejfi që më heqin mua, por po heqin brezin e ri që punon. Këtyre kur u shkon me firma ndërtimi dhe i thua çfarë është e jotja, çfarë është e imja, këta janë gati. Si politikan jam shumë ,pro europianist por me delagacione të tilla që merren me biznes, është një Europë që i ka ardhur fundi. E kuptoj se pse ka ikur Anglia. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me këtë rracë europianësh dhe do të jem i gëzuar ditën që do të futemi në Europë që ky delegacion do të zhduket nga Shqipëria.


- Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana. 

 

/Ora News.tv/