Përgatitjet për organizimin e ndeshjeve miqësore nën moton "Luajmë dhe rindërtojmë së bashku" mes legjendave të Shqipërisë, Turqisë, Greqisë dhe Italisë, në kuadër të mbledhjes së ndihmave për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit janë drejt fundit.

Ndërkohë janë zbuluar edhe lojtarët që do të jetë të gatshëm për të zbritur në fushën e "Air Albania Stadium" pasditen e 10 janarit.

Vendi i 3-të në Kupën e Botës 2002, Turqia do të kenë në përbërje emra si Hamit Altintop, Mehmet Yilmaz, Umit Karan dhe Volkan Arslan.  Ndërkaq, fituesit e Europianit 2004, Greqia do të dhurojë "magji" me futbollstë si Theofanis Gekas, Vokolos Leonidas apo dhe Georgios Karagkounis.

 Legjenda do të ketë në përbërje edhe fituesit e Kupës së Botës 2006, Italia, që do të përfaqësohet nga Simone Perrotta, Benito Carbone, Gianluca Zambrotta dhe Cristian Zaccardo.

Ndërkohë, Shqipëria do të përfaqësohet me emra si Foto Strakosha, Lorik Cana, Edvin Murati, Alban Bushi, Ervin Bulku, Altin Lala, Igli Tare, Klodian Duro, Armend Dallku, Debatik Curri, Ardian Aliaj, Redi Jupi, Altin Rraklli, Erion Bogdani, Nevil Dede, Nderim Nexhipi, Artim Shaqiri, Besnik Hasi dhe Arjan Beqaj.

Shqipëria:




Turqia:



Greqia:



Italia:


/Ora News.tv/