Bylykbashi: Kodi Zgjedhor ka përfunduar, reforma zgjedhore nuk merr më shumë se sa mesi i korrikut

Bylykbashi: Kodi Zgjedhor ka përfunduar, reforma zgjedhore nuk merr më

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço, përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi tha se nesër parlamenti do të ketë të përfunduar Kodin Zgjedhor në të gjitha detajet e tij. 

Ai shtoi se kjo gjë hap reformën zgjedhore dhe që nuk merr më shumë se sa mesi i korrikut për t’u realizuar.

Oerd Bylykbashi: Nesër parlamenti do të ketë të përfunduar Kodin Zgjedhor në të gjitha detajet e tij. Kjo gjë hap për të gjithë atë që është reforma zgjedhore dhe që nuk merr më shumë se sa mesi i korrikut.  

Ndërkombëtarët që ndihmuan në dokumentin e datës 14 janar dhe thanë në dokument se ajo që dakordësohet në Këshillin Politik do të miratohet pa ndryshime në Kuvend dhe për këtë angazhohet mazhoranca. Ky është dokumenti i 14 janarit dhe replikohet me atë të 5 qershorit.

Tani do të shikojmë se cilët janë ata që do t’i dalin kundër interesit të shqiptarëve që kanë për zgjedhje të ndershme dhe interesit evropian se si ecim më integrimit. 

EMISIONET