Bylis i jep leksione Laçit, afrohet me raundin tjetër të Kupës

Bylis i jep leksione Laçit, afrohet me raundin tjetër të

Bylis nuk është më surpriza e këtij sezoni në futbollin tonë.

Mallakastriotët kanë hedhur një hap të madh drejt raundit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.

Ballshiotët mposhtën në takimin e parë, pastër 2-0 Laçin dhe tashmë kualifikimi mes 8 skuadrave më të mira në Shqipëri është shumë pranë. Silvester Shkalla dhe Edison Ndreca shënuan golat e fitores, duke mos i dhënë mundësi Laçit për të reaguar.

Gjithsesi, kurbinasit kanë në favorin e tyre sfidën e 12 shkurtit, ku do të kërkojnë të bëjnë përmbysjen e madhe dhe të jenë totalisht në garë për trofeun e dytë për nga rëndësia në vend.

EMISIONET