Olta Gixhari, kohët e fundit ka bërë të ditur lidhjen e saj të dashurisë me një djalë shqiptar që jeton në Spanjë. Ajo është shtatzënë dhe shpesh herë poston foto me barkun e rrumbullakosur.

Olta ka preferuar të mos tregojë identitetin e tij sepse ai nuk ka dëshirë të bëhet një personazh publik.

Së fundmi, aktorja ka postuar një foto me partnerin i cili e ka ndihmuar të veshë atletet pasi barku i rritur, nuk e lejon më të ulet.

“Erdhëm tek ky moment”, ka shkruar Olta.

/Ora News.tv/