Bruksel, mbahet online Ministeriali i Mbrojtjes i NATO-s, Xhaçka: Shqipëria konfirmon prezencën e saj në Kosovë dhe Letoni

Bruksel, mbahet online Ministeriali i Mbrojtjes i NATO-s, Xhaçka:

Në Bruksel zhvillohet online këtë të mërkurë (17 qershor) Ministeriali i Mbrojtjes i Aleancës së Atlantikut të Veriut në Bruksel.

Prezente është dhe ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila në fjalën e saj tha se Shqipëria do të jetë prezente ushtarakisht në Kosovë dhe Letoni.

Gjithashtu ajo ka propozuar fokus për sigurinë dhe stabilitetin në kufirin jugor të Aleancës.

 Xhaçka: NATO rol vendimtar në mbrojtjen e rendit global, bazuar në vlerat e përbashkëta të Aleancës.  Përmes përpjekjeve të saj të kombinuara me vendet tona sjellin ndryshim të madh në jetën e popujve. Propozoj fokus të vecantë të axhendës së NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në kufirin jugor të Aleancës. NATO e bashkuar dhe solidare, përgjigja më e mirë ndaj çdo rivali gjeopolitik të Aleancës. Shqipëria mbështet miratimin dhe zbatimin e Konceptit për Frenimin dhe Mbrojtjen në zonën Euro – Atlantike. Shqipëria konfirmon praninë e saj në Kosovë, Afganistan, Letoni

Ministeriali do të zhvillohet më datat 17 dhe 18 qershor. Në ditën e parë diskutohet për misionet e NATO-s si dhe mbrojtjen e deterencën.

Ndërkohë që në ditën e dytë në Ministerial diskutohet për masat në fazën e dytë të COVID-19

EMISIONET