Britania publikon planin 3 fazësh për rimëkëmbjen nga pandemia e COVID-19

Britania publikon planin 3 fazësh për rimëkëmbjen nga

Qeveria britanike publikoi këtë të hënë një plan rimëkëmbje nga situata e krijuar nga koronavirusi.

Plani konsiston në 3 faza dhe ajo erdhi një ditë pasi kryeministri i vendit deklaroi për lehtësimin e masave izoluese.

Faza e parë e këtij planit do të fillojë pikërish ditën e mërkurë, e më pas do të vijojë në qershor me fazat e tjera.

Faza 1 - Duke filluar nga dita e mërkurë, qytetarët do të lejohet të dalin jashtë shtëpive të tyre për shëtitje apo dhe për ushtrime fizike, por vetëm me pjesëtarët e familjes ose vetëm. Në Angli, qytetarët mund të përdorin dhe makinat e tyre personale. Punonjësit të cilët e kanë të pamundur të punojnë nga shtëpia mund të shkojnë në punë, nëse aktiviteti ku ato janë, është i hapur. U kërkohet të evitohet sa më shumë transporti urban aty ku është e mundur.

Faza 2 - Ndërsa duke filluar nga 1 qershori, Britania do të lejojë hapjen e një grupi biznesesh të cilat duhet të respektojnë sa më shumë protokollet anticovid. Gjithashtu edhe disa shkolla të tjera do të vijojnë të hapen për nxënësit.

Faza 3 - Në varësi të efekteve të dhëna nga dy fazat e para dhe ndikimi i këtyre lehtësirave në numrin e të infektuarve, qeveria do të lejojë hapjen e pjesës tjetër të bizneseve. Kjo nuk mund të ndodhë përpara datës 4 korrik.

Këto faza nuk janë të prera pasi gjithçka varet nga mbarëvajtja e kurbës së infeksionit nga COVID-19.

EMISIONET