Brexit “than” bankat e spermës në Britani

Brexit “than” bankat e spermës në Britani

Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje do të sjellë kosto edhe në bankat e spermës, të cilat do të boshatisen, raportojnë mediat britanike.

Qeveria britanike nënvizon se vetëm importet e vitit të kaluar ishin 3.000 mostra sperme nga Danimarka dhe 4,000 nga SHBA.

Londra gjithashtu prezantoi rreth 500 vezë dhe embrione nga vendet evropiane.

Nëse negociatat midis Londrës dhe Brukselit nuk arrihen brenda afatit që është marsi i 2019, legjislacioni evropian i gjakut, indeve dhe qelizave njerëzore nuk do të aplikohet në Britani. Si rezultat, bankat e spermës britanike do të duhet të përfundojnë "marrëveshje të reja me institucionet përkatëse".

EMISIONET