Boris Johnson i vë djalit emrin e veçantë për nder të mjekëve që e trajtuan nga koronavirusi

Boris Johnson i vë djalit emrin e veçantë për nder të

Kryeministri britanik dhe partneria e tij kanë quajtur djalin e tyre Wilfred Lawrie Nicholas Johnson.

Emri i tij i mesëm Nicholas është për nder të dy mjekëve që trajtuan Boris Johnson nga koronavirusi, muajin e kaluar.

Ditën e sotme, e fejuara e Boris, Carrie Symonds ka treguar emrin e djalit të tyre në llogarinë e saj “Instagram”.

"Wilfred është emri i gjyshit të Boris, Lawrie është emri i gjyshit tim, Nicholas është emri i  Dr Nick Price dhe Dr Nick Hart - të dy mjekët që shpëtuan jetën e Boris muajin e kaluar. Faleminderit kaq shumë, për ekipin e mrekullueshëm të maternitetit NHS në UCLH që u kujdes aq mirë për ne. Nuk mund të isha më e lumtur se kaq. Zemra ime është e mbushur”, shkruan në Carrie në postimin e saj.

EMISIONET