Borë në Llogara, stuhi në bregdet

Borë në Llogara, stuhi në bregdet

Dëbora e parë ka zbardhur qafën e Llogarasë.

Reshjet u regjistruan gjatë natës duke i dhënë një pamje magjike zonës në prag të festës së Krishtlindjes.

Trashësia e dëborë është vetëm pak centimetra dhe veç atraksionit nuk ka shkaktuar problematika.

Por megjithatë udhëtarëve në këtë rrugë u këshillohet përdorimi i zinxhirëve.

Ndërkohë moti i keq ka shkaktuar problematika në qytetin bregdetar.

Shumë mjete të vogla lundruese e peshkimi janë dëmtuar në Radhimë, Orikum dhe Triport.

Stuhia dhe deti me dallgë i ka përplasur me kalatat.

"Deti është me fuqi madhore, strukturat tona lënë për të dëshiruar"

Për shkak të forcës së detit, peshkarexhat dhe anijet e mesme të transportit nuk lejohen të lundrojnë.

Reshje dëborë parashikohet të shënohen edhe në zonat malore në Verilindje të vendit, ndërsa temperaturat kanë shënuar rënie në të gjithë vendin.

EMISIONET