BOOM/ OSHEE i përgjigjet thirrjes së nënës me tumor: Për një muaj do t’i ndertojmë shtepi të re

Emisioni BOOM i është rikthyer rastit të zonjës Afife Kasa, e cila është e diagnostikuar me kancer. Ajo bëri thirrje që dikush ta ndihmonte me një shtëpi, që 3 fëmijët e saj mos mbeten rrugëve.

Apelit të 50-vjeçares iu përgjigj OSHEE. Administratori Ardian Çela ka shkuar vetë në familjen e Afife Kasës për ti dhënë lajmin e mirë se brenda muajit janar ajo do të ketë një shtëpi te re.

Një pjesë e stafit të OSHEE rrogën e dhjetorit e ka depozituar në bankë  në emër të kësaj familje. Fale kësaj bujarie së shpejti kjo familje do ketë shtëpi te re.

Edhe pse tradita e festive te fundvitit kërkon që ne cdo tryeze te jete gjeli i detit, kompania e ndertimit Agikons ka menduar t’i vijë në ndihmë dhe të surprizojë njëkohësisht 2 familje në nevojë.

Familja Shehu nga Këlcyra dhe familja Kasa nga fshati Suk i Roskovecit morën si dhuratë nga kjo kompani një lope. Drama sociale e këtyre dy familjeve në nevoje është transmetuar në rubrikën ‘Shqipëria pa filtra’ në emisionin BOOM . Kjo dhuratë  kaq e domosdoshme për këto familje që jetojnë në fshat nuk do t’ia lërë asnjëherë tryezën bosh, pasi qumështin dhe bulmetin në çdo moment e kanë të siguruar.


EMISIONET