BOOM: Familja Rrapo me shtëpi të re, fëmijëve i rikthehet buzëqeshja

Emisioni BOOM i është rikthyer rastit të familjes Rrapo në fshatin Kuqar të Këlcyrës, por këtë herë për t'i dhënë lajmin e mirë.  Kjo familje prej 5 anëtarësh prindërit dhe tre fëmijët e mitur të moshës 13, 11 dhe 9 vjeç do të festojnë Vitin e Ri në një shtëpi të re.

Përpara se rasti të publikohej në BOOM, familja jetontë në një banesë që dikur ka qenë magazinë.

Rasti ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm. Ilir Hoxholli dhe stafi i emisionit "Shqiptarët për Shqiptarët" në News24, i kanë ofruar ndihmë kësaj familje.

Drejtuesja e emisionit BOOM, Fjori Dardha së bashku me stafin e saj dhe stafin e emisionit "Shqiptarët për Shqiptarët" në News 24 udhëtuan drejt Këlcyrës, duke i dhënë çelsin e shtëpisë familjes Rrapo.

Lot fëmijësh që ulërasin për ndihmë! Drama sociale e familjes Rrapo në Këlcyrë

KF Këlcyra dhuron për familjen Rrapo, rikthehet buzëqeshja e fëmijëve

EMISIONET