Maqedonia e Veriut regjistroi një tjetër bilanc negativ këtë të mërkurë, me 193 raste të reja dhe 9 të vdekur me Covid-19 nga 1,391 teste të kryera.

140 raste të reja  ishin vetëm në Shkup.

Nga nëntë paciemtët që vdiqën, pesë ishin nga Shkupi, dy pacientë nga Kumanova, një pacient nga Tetova dhe një pacient nga Ohri.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 4,482, numri i pacientëve të shëruar është 1.803, numri i vdekjeve është 210, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.469.

/Ora News.tv/