Big Mama shpërthen keq ndaj ndjekësve: Jeni shumë debila

Këngëtarja Big Mama, së fundmi ka postuar një foto në rrjetin e saj social “Instagram” një foto e cila duket shumë në formë. Por komentet e ndjekësve ia kanë prishur qejfin duke e akuzuar atë për photoshop.

Asaj i duket vetëm një këmb në fto dhe ndjekësit i shkruajnë:  "Si paska dalë, si mos të kishte këmbë", "Ku e ke këmbën tjetër" etj.

Sikur mos mjaftonte, edhe media të ndryshme kanë shkruar se këngëtarja ka përdorur photoshop për të zhdukur këmbën, prandaj Big Mama është revoltuar dhe ka shpërthyer me një postim tjetër në “Instagram” duke i quajtur “debila” të gjithë ata që e kanë akuzuar për photoshop.

“Shumë debila jeni o Zot, nuk e kuptoj. Këmbën e kam në karrige o debila dhe nuk duket nga fustani,” ka shkruar ajo.

EMISIONET