Bie nga skela e katit të dytë ku punonte, vdes në spital 50 vjeçari

Bie nga skela e katit të dytë ku punonte, vdes në spital 50

Një 50-vjeçar në Fier ka gjetur vdekjen në spital pas një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen "11 Janari" Fier.

Shtetasi B. D., banues në Fier, duke punuar në banesën e shtetasit F. Y., ka rënë nga skela e katit te dytë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi B. D ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

EMISIONET