Beti Njuma tregon momentet e frikshme të rrëzimit të alpinistes në Malin e Çikës: Mund të ishte fatale

Beti Njuma tregon momentet e frikshme të rrëzimit të alpinistes

Drejtoresha e Informacionit Ora Neës, Beti Njuma ka qenë pjesë e atij grupi alpinistësh pasditen e së dielës në Malin e Çikës në Llogara kur njëra prej shoqeve të grupit pësoi rrëshqitje.

 Përmes një statusi në facebook Beti Njuma shpreh falenderimet për ndërhyrjen spektakolare të pilotit të helikopterit dhe mjekëve, të cilët arritën të shmangnin tragjedinë.

"Të dashur miq, videon që po postoj e kam xhiruar dje pasdite në Malin e Çikës në Llogara, në lartësinë 1400 metra. Një nga shoqet e grupit të ngjitjeve alpinistike pësoi një rrëshqitje që mund të kish qenë fatale, për të dhe ne që e kemi pasion këtë sport. 

Zoti deshi që shoqja jonë të shpëtonte ndonëse pësoi dëmtime serioze në disa pjesë të trupit. Ishte ndihma dhe ndërhyrja spektakolare e helikopterit të Ministrisë së Shëndetësisë, plotit dhe mjekëve që e shpëtuan miken tonë duke e transportuar nga maja e malit drejt Tiranës. Menjëherë sapo mori njoftimin  nga ne, misioni i shpëtimit nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Njësia e helikoptereve u nis drejt Çikës duke realizuar këtë mision të pazakontë shpëtimi, në një terren të vështirë malor me pjerrësi të skajshme.
‪Falemnderit grupit të Emergjencës së Ministrisë së Shëndetësisë për ndërhyrjen në kohë rekord, piloteve Faslli Spahiu dhe Anduel Llazari, pilotë të Forces Ajrore, baza e Farkes për profesionalizmin e lartë dhe  ministres Manastirliu për gatishmërinë e treguar. Së fundi një falenderim pë të gjithë çunat dhe gocat e HAMC për solidaritetin dhe ndihmën e parë që dhanë në mal për shoqen e dëmtuar.


EMISIONET