Adama Traore është padiskutim një nga futbollistët i cili ka spikatur këtë sezon me Volves. Ish lojtari i Barcelonës  ka treguar historinë e tij të dhimbshme të fëmijërisë. Traore ka treguar se kur ishte në Spanjë mund të bëhej pjesë e bandave kriminale dhe të shiste drogë.

“Jam bërë pjesë e sherreve, sepse kishte grupe të fortësh në shkollën ku isha. Ata luftonin për të qenë në krye. Kam parë armë, përplasje me thika, shishe dhe gjithçka tjetër. Ata më ftonin shpesh për të qenë pjesë e tyre dhe për të shitur drogë, por nuk u tundova kurrë”, deklaroi ish-lojtari i Barcelonës.

/Ora News.tv/