Beckham mendon për sfida të reja, kërkon "ndihmën" e Mbappe

Beckham mendon për sfida të reja, kërkon "ndihmën"

Nga lojtar futbolli tek pronar i një klubi në Major League Soccer.

David Beckham ka vendosur të bëj gjithçka në tokën e premtuar, ku me ekipin e tij të ri, Inter Miami është gati të "pushtojë" çdo fushë futbolli. Rezultatet pritet të jenë të mira me Inter, e cila do të regjistrohet në MLS duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Por, Beckham është i njohur për ndërmarrjet e tij të suksesshme dhe kjo e fundit i ka befasuar të gjithë. Anglezi dëshiron të bëhet një agjent futbolli. Njohjet e ish-lojtarit të Manchester United, Real Madrid dhe Milan pritet të bindin shumë futbollistë për t'i besuar menaxhimin e tyre 44 vjeçarit anglez.

Megjithatë, ky i fundit dëshiron me çdo kusht zotërimin e kartonit të yllit të PSG-së, Kylian Mbappe. Francezi shihet si një lojtar premtues në botën e futbollit dhe Beckham kërkon të përfitojë nga ky fakt. Për këtë, sipas "Daily Mail", Beckham ka vendosur ta bëj për veti 20 vjeçarin.

EMISIONET