Bayern kalon transfertën me Koln, rrëmben vendin e parë në Bundesliga

Bayern kalon transfertën me Koln, rrëmben vendin e parë në

Bayern Munich ka rimarrë sërish vendin e parë në renditjen e Bundesligas pas fitores në transfertë me Koln.

Me rezultatin 4-1, bavarezët vazhdojnë garën për vendin e parë me Leipzig dhe Dortmund të cilët ndodhen vetëm 4 pikë larg njëra-tjetrës.

Ndeshja mori drejtimin që në 15 minutat e para ku miqtë arritën të shënojnë 3 gola.

Leëandovski ishte i pari që tundi rrjetën e Koln që në minutën e 3', pas  një aksioni fantastik në zonë, ku polaku lëshoi një predhë me të majtën.

Vetëm dy minuta më vonë ishte Coman që shënon. Disa pasime të shkurtra në zonë ku më pas francezi arrin të shtyjë topin në rrjetë.

Ndërsa në minutën e 12', Gnabry shënoi dhe golin e knockoutit për Koln.

Pas 3 golave të shpejtë nga ana e Bayern, ritmi i lojës u ul ku bavarezët filluan të luanin me qetësi.

Në pjeën e dytë ishte sërish Gnabry që shënoi dhe golin e katërt duke i siguruar kështu 3 pikë shumë të vlefshme për skuadrën e drejtuar nga Flick.

Vetëm në të 70' Koln reagon me një gol të Uth pas një kundërsulmi të shpejtë, por ky rezultat nuk e cënoi aspak fitoren e Bayern.

Aktualisht bavarezët renditen në vendin e parë me 46 pikë ku ndiqen nga Leipzig me 45 dhe Dortmund me 42 pikë.

Koln ndodhet në vendin e 14 në kuotën e 23 pikëve, 6 larg zonës së rrezikut.

EMISIONET