Bayern " 5 ballë" kundër Hoffenhaim, Dortmundi "abonohet" me X-in

Bayern " 5 ballë" kundër Hoffenhaim, Dortmundi

Bayerni i Munihut nuk ka të ndalur në Bundesligë.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, mposhtën me përmbysje 5 me 2 Hoffenhaim-in.

Një 90 minutësh i nisur keq nga të besuarit e Jupp Heinkes, që pas 12 minutave e shikuan veten në disavantazh të dygolave.

Fillimisht Uth dhe më pas Gnabry kaluan në avantazh miqtë.

Ndërsa golat e Lewandowski, Boateng, Coman, Vidal dhe Wagner përmbysën gjithçka. Pas kësaj fitoreje Bayern vazhdon të kryesoj me 50 pikë e shkëputur 16 nga vendi i dytë i mbajtur nga Shalke 04 që nga ana e tij, fitoj pastër 2 me 0 në fushën e Stuttgard.

Borusia Dortmund vazhdon ecurinë negative. Verdhezijtë barazuan në frymën e fundit 2 me 2 në "Signal Iduna Park" ndaj Freiburg.

Në takimet tjera Leipzig barazoi 1 me 1 Hamburgun, dhe gjithashtu,  Koln- Augsburg u mbyll në 1 me 1.

EMISIONET