Batuta e Manjanit: Rama do mandatin e tretë, mendon se është më i miri, ai dhe zogu i Tunës

Batuta e Manjanit: Rama  do mandatin e tretë, mendon se është

Në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh se partitë janë duke u përgatitur për zgjedhje dhe se Rama mendon se është më i miri nga të gjithë, duke synuar mandatin e tretë.

Manjani: Shqipëria ka hyre në fazën parapërgatitore për zgjedhjet e ardhshme. Ky është fakt. Ka një përpjekje për të rreshtuar politikisht palët, për të përgatitur për zgjedhje. 

Kemi përballë një njeri të vetëm që quhet Edi Rama që ka shpallë se është më i miri se të gjithë dhe zogu i Tunës janë më të mirët që i njohin mirë shqiptarët. Ai në objektivin e tij ka mandatin e tij të tretë si një objektiv personal. 


 

EMISIONET